Elbasan, kriza e shitjeve të apartamenteve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kriza e shitjeve të apartamenteve të reja ka kapur edhe Elbasanin. Sipas statistikave, në këtë qytet ka afro 2000 apartamente të ndërtuara dhe që nuk shiten prej kohësh, ndërsa çmimi për metër katror sipas zonave varjon nga 350 në 600 euro. Julian dhe Edlira Prifti janë një çift i ri, që po planifikojnë prej kohësh të blejnë shtëpi të re. Ata nuk kanë një punë të sigurtë, ndërkohë që edhe bankat nuk japin më kredi pa kolateral, çka e bën thuajse të pamundur që ata të kenë një shtëpi të tyren. Bankat nuk japin më kredi nëse ndërtuesit nuk e hipotekojnë godinën e tyre, çka ka rritur ndjeshëm edhe krizën në këtë sektor. Sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve në Elbasan, Fatbardh Doko, kriza ekonomike e vendeve fqinj, ku ka me shumicë emigrantë shqiptarë ka ndikuar gjithashtu në zbehjen e tregut të shtëpive në Shqipëri. Mosshitja e apartamenteve ka bërë që shumë firma ndërtimi në Elbasan të falimentojnë, çka është shoqëruar edhe me probleme pronësie me ata që kanë blerë apartamente. Mundësia e kufizuar ekonomike dhe kriza e shitjes së apartamenteve të reja ka bërë që një pjesë e mirë e qytetarëve të Elbasanit në nevojë për strehim edhe shumë të ardhur nga zonat përreth, të sistemohen në banesa me qira.