Bileta e autobusit 50 lekë, diskutohet drafti - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në radhë për të marrë abonenë, studentët thonë se një rritja e çmimit të biletave të autobusit është e pajustifikuar. Ndërkohë një tjetër kategori, pensionistët, ngrenë shqetësimin për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban. Kreu i Shoqatës së Pensionistëve, duke u endur në dyert e ministrive për të përcjellë ankesat e tyre, thotë se kërkesa e Shoqatës së Autobusëve është e paarsyeshme dhe qeveria nuk duhet ta marrë parasysh. Ndonëse pranon argumentet e këtyre kategorive, ministria e Transporteve argumenton arsyet perse rritja e çmimit është e pashmangshme. Burime nga ministria e Financës deklarojnë, se një lehtësim në akcizën e naftës për transportin publik do të krijonte përplasje me sektorë të tjerë si bujqësi apo peshkimi. Me këto argumente, duket se rritja e çmimit tashmë është fakt. Ajo që mbetet për t'u vendosur zyrtarisht me vendim qeverie është sa do të jetë çmimi i biletës. Fillimisht shoqata e Ttransporteve në Tiranë kërkoi një çmim70 lekë, por duket se kërkesa e tyre ka qenë taktikë për të arritur të çmimi 50 lekë që është dhe varianti që po shqyrtohet në ministri. Gjithashtu, shoqata e Transportit kërkon që aboneja mujore të shkojë 1800 lekë, aboneja e studentit 900 lekë dhe ajo e linjës 1 400 lekë.