Arrest me burg Mitros e Gjokonajt - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 16

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Krimeve të Renda u ka komunikuar këtë të premte masën e sigurisë të arrestit me burg dy të arrestuarve, Marjon Mitro dhe Ndriçim Gjokonaj të dyshuar si pjese në të ashtuquajturën "banda e tritolit". Mbi ta rëndon akuza e kryerjes së akteve terroriste dhe vrasjes së mbetur në tentativë. Por gjate seancës së vlerësimit të masës së sigurisë 42-vjeçari Mitro ka mohuar akuzën. Sipas avokatit të tij Remzi Ponari, Mitro i cili akuzohet si porositësi i tritolit për prefektin e Vlorës Besnik Dervishi dhe për kryetarin e PD-së së këtij qyteti Ardian Kollozi, ka pohuar se me të dy personat ka miqësi. Ndërsa Ndiçim Gjokonaj, i cili ka pranuar bashkëpunimin me drejtësinë ka pohuar se i qëndronte deklarimeve të dhëna me parë në polici. Seancat u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe në masa të forta sigurie. Dy dite më parë Gjykata vendosi të gjeten masë edhe për Julian Sinanaj, i akuzuari i tretë, i dyshuar për mbi 20 vrasje me pagese të kryera në Shqipëri dhe jashtë saj. Në momentin e arrestimit, policia informoi se grupi ishte duke përgatitur vrasjen e porositur të një biznesmeni tjetër nga qyteti i Durrësit. Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtore të tjerë të grupit të cilët janë Genis dhe Andon Mehillaj.

Free Traffic Exchange