https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Një artiste femër fiton "Onufrin" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky video-projeksion nën titullin "E kuqja e përbashkët" është fituesi i edicionit të 20-të të "Onufrit". Silva Agostini, bëhet kështu e dyta artiste femër që fiton garën më të rëndësishme mbi artin bashkëkohor në vend, pas fitueses së edicionit të shkuar. Artistja që jeton në Gjermani është përzgjedhur mes 12 pjesëmarrësve të tjerë, pasi për jurinë e këtij edicioni, dy akrobatët hungareze që shfaqen në video kokë mbi kokë, përligjin më së miri temën e "Onufrit", "Elozhe Dyshimit". Nga arti modern tek klasikja pikture e kavaletit! Tiranës i është rikthyer në edicionin e 16-të, ekspozita traditë "Nëntori" ku marrin pjese 20 artistë, mes të cilëve emra me histori në artin vendas. Kjo vepër i përket piktorit më të vjetër në moshë, Llazar Myzeqarit, 81 vjeç. Krahas saj ekspozojnë deri më 7 shkurt edhe emra si Vilson Kilica, Ksenofon Dilo, Zef Shoshi, Buron Kaceli apo Gazmend Leka. Pas një turi mbi 2-vjeçar në rrethe të ndryshme të vendit, teatri shëtitës i Kiço Londos vjen në Tiranë. "Kur njihesh në internet" komedia britanike e Rej Kunit, me një kast aktoresh të rinj, krahas së cilëve interpreton edhe i njohuri Xhevair Zeneli ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar këtë fundjave. Pavarësisht, shfaqjes në Tirane, Londo, i cili vetëm një ditë më parë e vuri komedinë në skenë për të rinjtë e Kamzës, thotë se misioni i teatrit që shkon aty ku prej vitesh nuk shijohet një shfaqje, nuk do të ndryshoje.

Free Traffic Exchange