Izolimi në qeli i të sëmurëve mendore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në burgjet shqiptare mbahen në mënyrë të paligjshme rreth 140 persona me çrregullime mendore  për të cilët nuk ka një vendim fajësie, pavarësisht veprës që kanë kryer, por për ta gjykata ka vendosur kurim të detyrueshëm. Shqetësimi është ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili ka paralajmëruar se do të kallëzojë penalisht gjyqtarë dhe prokurorë që lejojnë izolimin e tyre në këto ambiente. Por pas kësaj deklarate  ka ardhur edhe reagimi i përfaqësuesve të prokurorisë sipas të cilëve kjo vjen për shkak të mungesës së institucioneve. Një shqetësim tjetër, i ngritur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, janë edhe vendimet e prokurorisë për mosfillimin e procedimeve penale, për të cilat, sipas tyre, palët nuk njoftohen në kohë.

Free Traffic Exchange