Financimi i partive të vogla - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur vjen puna tek paratë, termat aleat dhe partner në koalicion, nuk ekzistojnë dhe secila prej partive përpiqet të marrë sa më shume fonde. Kështu ka ndodhur me amendimin e ligjit për partitë politike i cili iu jep mundësi partive që kanë marrë 10 mijë vota të përfitojnë nga fondet e shtetit. Sipas ligjit aktual 70% e fondit të buxhetit të shtetit ndahet sipas mandateve që partitë kanë marrë dhe këtu përfitojnë kryesisht PS, PD dhe LSI, 20% ndahet në mënyrë të barabartë mes partive parlamentare dhe ky është moment kur përfitojnë partitë e vogla, PR, PDIU, PBDNJ ndërkohë që 10% ndahet për partitë që kane marrë 1% të votave dhe e vetmja parti që përfiton në këtë rast është FRD e Bamir Topit. Propozimi i kryetarit të PDK Nard Ndoka, partia e të cilit nuk quhet parlamentare pasi e ka marre mandatin e deputetit nga PD është që 20% e fondit të mos ndahet vetëm mes partive parlamentare, por edhe mes partive që kanë marrë 10 mijë vota. Ky propozim i cili fillimisht ka marrë mbështetjen e PS, LSI, PBDNJ, PR e PDIU është pritur me kritika nga Kryerepublikani Mediu i cili ka dalë kundër, duke theksuar se kishte firmosur një relacion që ndryshonte nga amendamenti. Mediu ka kërkuar që të mos vihet shënjë barazimi mes partive parlamentare dhe atyre jashtë parlamentit pasi çdo parti do të humbiste 2.26 milion lekë, duke propozuar që fondi prej 10% e buxhetit të shtetit të ndahet për partitë që kanë marrë 10 mijë vota. Për shkak të mosmarrëveshjeve të krijuara në komision miratimi i nismës është shtyrë për në një seancë tjetër ku partitë e mëdha do të vendosin se cilin aleat do të favorizojnë.

Free Traffic Exchange