http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëpërmjet një karte celulare, policia arrin të identifikoje përdoruesin e saj, nëse ai ka bërë ose jo një akt kriminal, por në Shqipëri kjo situate është e vështirë të zbulohet për shkak të informalitetit. Agjencia e Komunikimeve Elektronike do t'i nisë të enjten një letër operatoreve të telefonisë se lëvizshme me qellim gjetjen e mundësive për disiplinimin e shitjes së kartave celulare. Sot kompanitë sheshin karta edhe nëpërmjet nënkontraktorëve. Por shpërndarja e numrave në çdo dyqan në fshat apo qytet, prej tyre është një hallkë e tregut e cila funksionon, sipas rregullave. Përfaqësues të AKEP thonë se kjo pjese e tregut është e paligjshme, ndaj në monitorin e tij duhet të përfshihen edhe institucione të tjera. Por blerja e kartave në treg të zi lidhet edhe me kulturën qytetare. Edhe pse çmimi i tyre nuk përben diferencë mes shitjes në dyqan apo në treg, shpesh qytetaret stimulojnë informalitetin nëpërmjet blerjeve në treg të zi. Aktualisht ligji për telekomunikacionet nuk ka kufizime se sa karta duhet të përdorë një qytetar. Nisur nga debati publik kohëve të fundit lidhur përdorimin e kartave celulare për qëllime kriminale, prej dy ditësh në tregun e zi pranë Bankës së Shqipërisë tregtaret kane eliminuar shitjet e tyre. Por edhe me ndryshimet që mund t'i bëhen ligjit për telekomunikacionet, kjo do të jetë një masë që do të kufizojë sado pak abuzimet në ketë drejtim por kurrsesi nuk do ta eliminoje fenomenin.