Pensionet suplementare në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 21

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
35 mijë pensionistë në Shqipëri, i marrin buxhetit të pensioneve 10% ose thënë ndryshe 4.2 miliardë lekë të rinj çdo vit. Bëhet fjalë për punonjësit e administratës së lartë shtetërore, pensionet e të cilëve kapin shifra 80 mijë apo 120 mijë lekë të rinj në muaj. Dhe këtu nuk flasim vetëm për nivele si ministrat, deputetët apo drejtuesit e shtetit. Ligji i sigurimeve shoqërore ju njeh të drejtën e pensioneve suplementare deri niveleve të specialistëve qoftë edhe me një vit pune. Ligji i miratuar në prill të '93 parashikon këto përfitime të përvitshme për këta pensioniste, ku në rastin e niveleve të larta shkon deri në 20% të pagës bruto. Naim Hasa, specialist për çështjet e pensioneve pohon se këta persona duhet të trajtohen me pensione shtesë, por kjo të bëhet përmes statusit të deputetit apo ministrit dhe jo nga skema e pensioneve. Hasa propozon modelin e pensioneve private të detyruara për moshën nën 40 vjeç. Sipas tij, skema aktuale ka nevojë për këto ndërhyrje urgjente. Ministria e Mirëqenies Sociale nis këto ditë konsultimet për reformën e pensioneve, por propozimet e saj nuk prekin pensionistët aktuale apo personat mbi 40 vjeç. Aktualisht ne paguajmë rreth 26% të pagës kontribute shoqërore, por edhe pse sipas ligjit duhet të përfitojmë deri në 70% të saj pension, shifra maksimale është rreth 2400 lekë të rinj.

Free Traffic Exchange