Të blesh energjinë elektrike me kartë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është një vendim që Enti Rregullator i Energjisë morri në vitin 2010, ku pas kërkesës së kompanisë CEZ, e administruar në atë kohë nga çekët nuk pranoi projektin për pajisjen e zonës së bathores me matësa me parapagesë. Gjithë plani që propozohej nga ana e kompanisë së shpërndarjes shpjegonte se paratë ishte e pamundur te mblidheshin përmes faturimit. Prandaj sahati për konsumatorin do të mbushej me anë të një karte, e cila do të kishte brenda një sasi të caktuar kilovat orësh dhe do të funksiononte njësoj si telefonat celularë. Por kjo kërkesë ra poshtë për shkak se njëkohësisht me këtë nismë CEZ-i duhej të kryente investime në rrjet në mënyrë që të mos lejonte vjedhjen direkt nga teli. Për kreun e ri të Entit Rregullator, nëse kjo ide e çekeve mund të jetë zgjidhje për të luftuar konsumatorët debitorë. Për kreun e ERE-s, pjesa më problematike në rrjetin e shpërndarjes është ajo e humbjeve në rrjet, të cilat tashmë kanë kaluar në nivelin 50- 52%. D.m.th. gjysma e energjisë që blihet nga KESH-i dhe nga importi është e destinuar të humbasë për shkak të amortizimit. Rreth 90% e konsumatorëve si privatë, ashtu edhe familjarë rezultojnë që të kenë fatura të papaguara pranë kompanisë CEZ, çka detyroi qeverinë që të ngrejë së fundi një task force për të luftuar informalitetin në këtë sektor.