Shlyerja e detyrimeve të prapambetura që Qeveria ka ndaj biznesit do të marrë 3 vjet kohë. Top Channel zbardh strategjinë përmes të cilës Qeveria synon të zgjidh përfundimisht ngërçin e borxheve të prapambetura, jo vetëm duke shlyer detyrimet ekzistuese por edhe duke parandaluar krijimin e borxheve të reja.