Ministri Tahiri: SHISH nuk ekziston - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, akuzon kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, se nuk po bashkëpunon me policinë për zbardhjen e ngjarjeve kriminale dhe sidomos shpërthimet e fundit me tritol,  të cilat ai i cilësoi si akte terroriste. Tahiri tha se  në bashkëpunim edhe me prokurorinë për këto shpërthime ka nisur një hetim i gjerë, i cili nuk do të kursejë askënd. Këtë deklaratë ministri Tahiri e beri në komisionin e Sigurisë,  ku me kërkesë të deputeteve të partisë Demokratike raportoi në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Çollaku nga policia greke në dhjetor të vitit të kaluar. Por, seanca u  karakterizua nga debate të ashpra dhe fyerje personale mes palëve. Deputeti i PD-së dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka kërkuar të zbardhet e vërteta për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku, duke akuzuar policinë për terr informativ dhe dhënie të të njëjtit version të ngjarjes me palën greke. Por ministri Tahiri  ka kërkuar nga deputetët që të mos abuzohet me ngjarjen, duke garantuar se shteti shqiptar ka ushtruar kompetencat e veta ligjore,  ndërkohë që me hetimet po merret prokuroria. Deputetet demokrate kane kërkuar dhe dorëheqjen e ministrit Tahiri. Në këtë situatë mbledhja ka degjeneruar në fyerje personale mes palëve, ndërsa tensioni është rritur më tepër në përfundim të saj ku ka pasur një konflikt mes deputetit të PD-së, Flamur Noka dhe atij të PS-së, Pjerin Ndreu. Është dashur ndërhyrja e gardës dhe deputetëve të tjetër për të shmangur përplasjen fizike mes dy deputetëve.