http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas hekurave mbrojtës të Gjykatës së Tiranës Ilir Kupa, i revoltuar sapo I afrohen kamerat,deklaron se nuk ka kryer asnjë krim. Në seancën e parë gjyqësore për masën e sigurisë pas arrestimit para pak ditësh nga policia shqiptare, Kupa ka hedhur poshtë aludimet ne media për vjedhjen e një qendre tregtare në Tiranë i veshur si babagjysh. Ne fakt zyrtarisht ai është arrestuar si person në kërkim nga shteti fqinj dhe tashmë ndaj Kupes rendon vetëm akuza e armëmbajtjes pa leje. Ai kërkoi gjithashtu zbardhjen e vrasjes së dy shokëve të tij në Greqi dhe mbështetjen nga shteti shqiptarë për këto vrasje pas kërkimit të tyre nga burgu i Trikalas. Mbështetjen nga drejtësia shqiptare për këto raste e kërkoi edhe avokati i tij Lazer Sokoli. Pas seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, trupi gjykues caktoi masën e sigurisë 'arrest me burg' për Ilir Kupën. 27-vjeçari Ilir Kupa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet greke si pjesëtar i një organizate kriminale dhe i arratisur nga burgu në Greqi, në mars të 2013-ës. Greqia kërkon ekstradimin e Kupes për të përfunduar dënimin ndërkohë që në shtetin fqinj e pret dhe akuza e arratisjes. Kërkesa kryesore e Kupes mbetet pikërisht kjo: ai kërkon që të përballet me drejtësinë këtu në Shqipëri.