Korrupsioni në gjyqësor - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur korrupsioni në sistemin e drejtësisë është kthyer në gangrenë, për të cilin flitet pothuajse në çdo raport ndërkombëtar, janë vetë gjyqtaret ata që propozojnë zgjidhje. Gjate analizës vjetore të Gjykatës së Apelit të Tiranës kreu, i saj Alaudin Malaj tha se kategorizimi i gjyqtareve në të korruptuar dhe të pakurruptuar bëhet fare thjeshtë duke u nisur nga përqindja e çështjeve të lëna në fuqi nga Gjykatat e Shkallëve më të Larta. Malaj ka ngritur si shqetësim numrin e lartë të masave "arrest me burg" të dhëne nga Gjykatat e Shkalleve të Para të cilat sipas tij shpesh herë janë dhëne në kundërshtim me ligjin, duke justifikuar kështu vendimet që ka marrë Gjykata e Apelit. Ndërsa ministri Naço e cilësoi një gjyqtar të korruptuar më të rrezikshëm se 100 kriminelë. I pranishëm në takim Kreu i Shtetit dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Larte të Drejtësisë ka kërkuar nga gjyqtarët zbardhjen sa më shpejtë të vendimeve gjyqësore pasi sipas tij një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar.