Si do funksionojë Agjencia e Bregdetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka leje ndërtimi në bregdete pa kaluar më parë në analizën e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. I krijuar vetëm pak ditë më parë me miratim të KM, ky institucion do të monitorojë veprimtaritë që lidhen me zhvillimin e turizmit. Puna konkrete nis me projektin pilot në Vlorë, Lungo Mare. Në fund të muajit shkurt do shpallen emrat e konkurruesve ndërkombëtarë për projektin dhe do të ndiqet zbatimi deri në fund. Si shembull, zëvendës ministri Radovani, merr pikërisht Vlorën ku çdo subjekt buzë detit do të kontrollohet ese kryen shkelje si p.sh.: derdhja e ujërave të zeza në det apo zhurmë e lartë gjatë natës, pastrimi i plazhit, si dhe monitorimin e vazhdueshëm mbi hapësirat e plazheve publike, me qëllim që të mos zihen nga privatët. Agjencia që do të nisë punën më 3 shkurt, ka gjithsej 30 inspektorë. Ata do të funksionojnë kryesisht si inspektorë lëvizës në degët rajonale. Shqipëria ka një vijë bregdetare prej 400 km dhe nën kontrollin dhe administrimin e Agjencisë do të përfshihen të gjitha subjektet e vendosura në gjerësinë  prej 1 kilometër të bregdetit.

Free Traffic Exchange