A ekziston kontrolli për ilaçet? - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në Shqipëri nuk ka ndodhur asnjëherë që një ilaç të dalë nga lista e rimbursimit për shkak se specialistët tanë kanë kapur joefektshmeri ose efekte anësore të tij. Edhe ato pak raste të nxjerrjes nga qarkullimi i medikamenteve janë rekomandim i OBSH-së. Përfaqësues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore deklarojnë se ata janë hartues të listës duke u bazuar në kontrollet e Qendrës së Barnave apo ministrisë së Shëndetësisë. Megjithatë, 230 barna të listës së rimbursimit janë alternativa të vetme në tregun shqiptar, duke zënë 65% të shpenzimeve totale për listën. Në këto kushte edhe pacientët nuk kanë mundësi përzgjedhjeje ilaçesh, për të bërë më pas edhe krahasimin për efektshmërinë e tyre.

Free Traffic Exchange