https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga të arratisurit e burgut të Trikalasë në Greqi është arrestuar nga policia shqiptare, pasi dyshohet se është edhe një nga "babagjyshet" që vodhi argjendarinë në një nga qendrat tregtare në vend. 27-vjeçari Ilir Kupa u arrestuar mëngjesin e së shtunës pranë mbikalimit te Rinasit, në përpjekje për t'ju arratisur policisë. Ndërkohë që policia vijon kërkimet edhe për një tjetër person të arratisur nga burgu grek. Kupa së bashku me 7 shqiptarë të tjerë u arratis nga burgu i Greqisë në mars të vitit 2013. Pas tentativës së policisë për ta vënë në pranga, ai arriti të largohej duke qëndruar në arrati për afro një vit. Ndërkohë nga grupi i të arratisurve nga Greqia, dy prej tyre janë ende të lire për të cilët policia greke ka vënë 10 mijë euro shpërblim për informacion.I vihet flaka automjetitI vihet zjarri mjetit të drejtorit të Drejtorisë Arsimore të Korçës Kristaq Grabocka. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes kur makina tip Nisan Almera ndodhej e parkuar pranë Gjykatës së Shkalles së Parë. Sipas policisë persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e pasme të automjetit, kane hedhur nje shishe benzene dhe me pas i kane vene flaken. Djegia e mjetit ka qënë e pjesshme ndërsa dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën. Edhe një javë më parë mjeti i drejtorit Grabocka është sulmuar duke iu thyer xhamat dhe çarë gomat. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje 30 arsimtarë të cilet janë larguar nga puna pas ardhjes së drejtorit Grabocka.Eksploziv i telekomanduar?Dyshimet për eksploziv të telekomanduar të vendosur në një furgon pasagjeresh ka vënë në lëvizje policinë e Lezhës. Rreth orës 12:00, drejtuesi i mjetit Ded Lleshi i cili kishte parkuar në lagjen Skenderbeg, në momentin që ka hyrë në makine ka gjetur një pako të mbështjelle me letër natriban dhe një telefon celular. Lleshi është larguar menjëherë nga makina ndërsa ka vënë në dijeni policinë. Efektivet e policisë rrethuan menjëherë zonën, ndaluan qarkullimin dhe nisën hetimet. Dyshohet për 300 g lëndë shpërthyese ndërsa janë nisur eksperte nga Tirana për çaktivizimin e saj. Drejtuesi i mjetit mohon të ketë problem apo konflikte me persona të tjerë.