http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2013 mund të konsiderohet pa frikë një vit krize për ekonomine dhe ky fakt konfirmohet nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit lidhur me hapjen dhe mbylljen e bizneseve gjatë një viti. Duke ju referuar të dhënave nga QKR, gjatë vitit që lamë pas janë hapur 883 biznese më pak se në vitin 2012, gjithsej 11 mijë, ndërkohë që 3 304 janë mbyllur. Por kjo shifër, mund të jete edhe më e lartë pasi procedurat e çregjistrimit arrijnë edhe përtej një viti. Drejtorja e QKR, Vasilika Vjero, në një intervistë për Vizion Plus tregon shkaqet e kësaj situate. Por sa herë ka ndryshime në ligjet fiskale, ka edhe një stepje të nismave të bizneseve për të filluar një aktivitet ekonomik, ndaj 2014 mbetet një sfidë në këtë drejtim. Megjithatë meqenëse biznesi i vogël është ai që hapet dhe mbyllet më shumë, me paketën e re fiskale, zonja Vjero thotë se mund të këtë një stimulim në ketë drejtim. Në total në Shqipëri janë të regjistruar 182 mijë biznese. Edhe pse kriza ekonomike në vendet fqinje detyroi një sërë emigrantesh të kthehen në atdhe dhe ky fakt ndikoi pozitivisht në rritjen e depozitave bankare, por e kundërta ndodhi me bizneset. Klima ekonomike dhe ajo zgjedhore nuk stimuloi investimet në biznes dhe përveç gjendjes së vështirësive financiare në vendin tonë, mungojnë analiza të mirëfillta që të orientojnë individët se ku duhet të investojnë.