Paketa e masave për sigurinë rrugore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ankesave të shumë qytetarëve, të cilët prej ditësh u duhet të mbajnë radhën për të kryer kolaudimin teknik të mjeteve, duket se u është bashkuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama. Gjatë një takimi ku diskutohej siguria rrugore, Rama ka paralajmëruar ndëshkim deri në anulimin e licencës për kompaninë që ka fituar koncesionin, duke hedhur edhe dyshime për mënyrën se si kryhet ky proces. Duke iu referuar shifrave të aksidenteve të ndodhura përgjatë dhjetë viteve të fundit,  Rama tha se ato janë të njëjta me një bilanc lufte, ndërsa renditi si shkak të tyre cilësinë e rrugëve, mungesën e sinjalistikës, si dhe mosrespektimin e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve. Takimi, ku merrnin pjese nëntë ministra të qeverisë, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile, kishte si qëllim prezantimin e 60 masave të reja administrative dhe ligjore të   qeverisë, që synojnë rritjen e nivelit të sigurisë rrugore. Gjatë dhjetë viteve të fundit mesatarisht në vit humbin jetën si pasojë e aksidenteve rreth 340 persona ndërsa plagosen mijëra të tjerë.