Komisioni i Ligjeve: Shkarkim Zana Xhukës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maxhoranca në komisionin e Ligjeve ka miratuar e vetme shkarkimin e drejtueses së Inspektoratit të Larte të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Zana Xhuka. Në mbledhjen relativisht të shkurtër ë komisionit, opozita ka qëndruar vetëm pak minuta sa për të sqaruar pozicionin e saj në lidhje me procedurën e ndjekur ndaj kryeinspektores Xhuka. Nënkryetari i komisioni të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar ndërprerjen e mbledhjes me arsyetimin se procedura është antiligjore pasi asnjë nen i rregullores së kuvendit nuk parashikon grup kontrolli. Sipas Bylykbashit, shkarkimi i zonjës Xhuka bëhet me qellim vendosjen e ILDKP-së nën kontrollin e maxhorancës dhe fshehjen e pasurisë së zyrtarëve pranë qeverisë. Pas largimit të opozitës, socialisti Armando Subashi sqaroi se grupi i kontrollit u ngrit pas peticioneve që punonjësit e ILDKP-së dërguan pranë kuvendit. Përtej shkeljeve ligjore që kryeinspektorja Xhuka ka bërë, Subashi theksoi se emërimi i saj është i pavlefshëm, pasi nuk plotëson kriteret e kërkuara nga ligji. Drejtuesja e ILDKP, Zana Xhuka, ka refuzuar të marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të Ligjeve, duke iu drejtuar me një letër kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon shpalljen të pavlefshme të grupit të kontrollit dhe raportit të tij si antikushtetues.

Free Traffic Exchange