Ulet niveli i ujit, por alarmi i përmbytjeve mbetet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ka rënie të niveli të ujit, në Lezhë situata vijon të mbetet problematike në shumë zona ndërsa nën ujë janë ende rreth 2700 hektarë tokë. Tërheqja e ujit ka nxjerrë në pah dëme të konsiderueshme. Në Dajç dhe në zonën e ish-kampit të të burgosurve në Torovicë situata paraqitet më e rëndë, ndërsa në terren ishte sot paradite ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Ai kërkoi bashkëpunimin e të gjithë banorëve me pushtetin vendor dhe Bordin e Kullimit. Panariti paralajmëroi se reshjet do të jenë prezente edhe në ditët në vijim dhe në tilla kushte banorët duhet të marrin masa, qoftë edhe për të siguruar gjënë e gjallë apo dhe objekte të tjera, pasi përmbytjet mund të rikthehen edhe më fuqishëm. Nga ana tjetër banorët flasin për një situatë të cilën në Zadrimë nuk e kishin parë prej vitesh, dhe se dalja e lumit Gjadër nga shtrati është një rast i rrallë, por i mjaftueshëm për të treguar mbi rrezikun që paraqet. Kreu i komunës në Dajç, Gjergj Doci thotë se rreth 50 banesa janë me demë të mëdha, ndërsa kulturat bujqësore janë dëmtuar në pjesën me të madhe të zonës. Në komunën e Balldrenit vërehet një rënie e nivelit të ujit e megjithatë fusha e Torovicës është nën ujë. Ndërkohë, përmirësim të ndjeshëm ka situata e përmbytjeve në Shkodër, ku uji ka çliruar disa qindra hektarë tokë dhe shumë banesa.