Në rrezik energjia për jugun - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vështirësitë financiare të operatorit të sistemit të transmetimit, I cili bën shpërndarjen e energjisë për tensionin e lartë rrezikojnë furnizimin me energji të të gjithë pjesës jugore të vendit. Gjatë analizës vjetore, kreu i OST-së Engjell Zeqo i ka kërkuar ministrit Gjiknuri fonde nga buxheti ose garanci shtetërore për të marrë kredi në mënyrë që të bëhet menjëherë riparimi i linjës Kashar -- Rashbull. Zeqo tha se shkakun kryesor për këtë situatë financiare e kanë borxhet që CEZ ka ndaj OST-së, të cilat llogariten në 90 milion euro. Situata e vështirë në rrjetin e jugut është konfirmuar edhe nga ministri Gjiknuri. Ai tha se përgjegjësia e CEZ për mos pagesën e detyrimeve ndaj institucioneve të tjera vjen si rezultat i humbjeve në rrjet dhe rritjes së numrit të konsumatorëve debitorë. Burime nga ministria e energjisë dhe industrisë thonë se ka nisur një reformë në fushën e shpërndarjes ku konsumatorët të cilët marrin energji përmes linjave 35 dhe 20 kilovolt në janar të 2015-ës do të jenë të detyruar ta blejnë energjinë nga HEC-et e licencuara apo ta importojnë atë. Kjo lloj linje përfshin jo vetëm bizneset e industrisë por dhe furrat e bukës apo degë të tjera të ekonomisë që merren me tregti dhe shërbime.