Kontroll qumështit me bidona - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të dy këto produkte që po ndiqni në ekran e kane emrin: Qumësht. Po cila është diferenca mes tyre. Nëse kjo kuti kartoni e blerë në supermarketet e kontrolluara të shpjegon me detaje jo vetëm datën e prodhimit, por edhe vlerat ushqyese që përmban, askush  nuk di të thotë çfarë ka brenda ky bidon i pa sterilizuar. E vetmja shpresë për një produkt të pastër është t'i besojmë vete tregtarëve. Inspektorët e sektorit të ushqimit shtazor pranë  AKU shpjegojnë rreziqet që ka shitja e qumështit nga fshatarët në kushte të tilla. Por pavarësisht kësaj, shprehen se nuk e kanë vlerësuar si një problematikë të madhe duke i konsideruar si raste sporadike. AKU shpjegon se kontrollin e fundit nëpër tregje e ka kryer gjatë gjysmës së dytë të dhjetorit të kaluar për kushtet hijeno-sanitare të të gjitha produkteve që shiten, por jo në mënyrë specifike për qumështin. Megjithatë edhe këto bidonë në rrugë nuk do të shiten më në të ardhmen. Sipas autoritetit të ushqimit pas mishit, radhën për aksione e ka qumështi.