Nga Tirana të kërkosh punë në Kosovë ... - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse kërkon një vend pune, mund ta gjesh atë me ndërmjetësimin e zyrës së punës edhe në Kosovë pa pasur nevoje për leje pune. Kjo është marrëveshja e parë që nënshkruhet mes dy vendeve pas mbledhjes së përbashkët të Prizrenit. Ajo që synohet është ngritja e tregut ballkanik të punës, që fillimisht do të nisë me trekëndëshin Shqipëri, Kosovë, Maqedoni për të vijuar me Malin e Zi dhe Turqinë. Sipas Ministrit te Mirëqenies Erjon Veliaj, ka shqiptarë dhe kosovarë që punojnë respektivisht në të dy vendet, por ata janë peng i kuotave të punësimit. Marrëveshja do të finalizohet pas tre muajsh në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që pritet të zhvillohet në Vlorë.

Free Traffic Exchange