Turizëm nëpërmjet letërsisë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Promovimi ndryshe i vlerave monumentale në shërbim të turizmit ka nxitur një iniciativë të veçantë të shkrimtarëve për të evidentuar vlerat e rralla të trashëgimisë sonë kulturore. "Pegaso Albania", në bashkëpunim me komunën Qendër Libohovë kanë mbledhur shkrimtarë nga gjithë rajoni i Ballkanit në Kishën e Labovës në Gjirokastër, një prej monumenteve unikale në Shqipëri dhe jo vetëm.  Shkrimtarët kanë përformuar në oborrin e Kishës që daton në vitin 555 pas Krishtit, ndërsa vlerësuan këtë iniciativë për vlerat e saj jo vetëm kulturore. Ndërsa drejtuesit vendorë kanë shfrytëzuar këtë aktivitet për t'i bërë apel strukturave të qeverisë për më shumë mbështetje për turizmin në këto zona. Kisha e Labovës njihet veçanërisht për kryqin e saj, që ka hyrë në territorin tonë i shoqëruar nga njeriu më i afërt i perandorit Justinian, shpatari i parë Kostandini nga Labova.