http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre vjet pas vrasjes së Ziver Veizit përpara kryeministrisë në Tiranë ndërsa ai protestonte paqësisht kundër qeverisë, të afërmit e tij kërkojnë drejtësi. Ata shpresojnë se pas ndryshimit të qeverisë, interesi për zbardhjen e së vërtetës dhe dhënien e drejtësisë për këtë ngjarje është më i madh. Ziver Veizi, ishte një nga 4 të vrarët e protestës së 21 janarit 2011 përpara kryeministrisë, ndërsa dhjetëra qytetarë të tjerë mbetën të lënduar nga dhuna dhe armët e zjarrit.