https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Lori Hoxha fituese e "Dancing with the Stars 4" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lori Hoxha ka triumfuar në mbrëmjen finale të spektaklit "Dancing with the Stars", duke u bërë kështu fituesja e edicionit të katërt të këtij prodhimi të Vizion Plus e Tring, me patentë origjinale nga BBC. Pas një garë prej 11 puntatash, Lori dhe balerini profesionist Dion Gjinika, janë vendosur në këtë finale përballë me këngëtaren nga Kosova Flaka Krelani, si dy finalistet e mbetura, rezultat i përmbledhjes së votave të jurisë dhe publikut. Yjet sfiduan njëra-tjetrën në pjesën e fundit të spektaklit me nga tre kërcime, rumba, mambo dhe tango performanca të cilat ne fund, folëm në favor të Lori Hoxhës dhe Dionit. Bashke me trofeun e "Dancing with the Stars", Lori Hoxha u vlerësua edhe me çmimin e madh, apartamentin luksoz, dhurate e kompanisë "Edial Al". Më herët, mbrëmja finale e spektaklit ashtu siç pritej solli emocione dhe ethe gare. Puntata e 12-të e "Dancing...", nisi me kërcimin brazialian Samba, ku të pestë finalistët, Lori, Aurela, Arjoni, Flaka dhe Aulona sollën energjinë e karnavaleve të famshme braziliane. E para, që u eleminua nga finalja ishte Aurela Hoxha dhe më pas katër yjet e mbetur në garë iu rikthyen pistës së vallëzimit me një tjetër performancë emocionuese, e kompletuar kjo, si të gjitha kërcimet e këtij spektakli edhe nga veshjet e Ardi Asllanit. Enada Hoxha, koreografia e spektaklit dhe balerinët e trupës profesioniste sollën në këtë mbrëmje finale një tango mbresëlënëse. Pavarësisht shpalljes së fituesit, "Dancing..." rikthehet në puntatën e tij të fundit për këtë edicion, të hënën që vjen në një "Grand Gala".

Free Traffic Exchange