Qeveria, takim me biznesin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimet në nivelin e taksave u bënë dhe nuk do të ketë më kthim mbrapa, megjithatë qeveria i garanton biznesit se do të nisë bisedimet me të, për të bërë një tjetër paketë fiskale, kësaj radhe për të shkurtuar procedurat dhe për të zbutur penalitetet ndaj tyre. Në një takim me investitorët e huaj, kreu i financave i ka kërkuar ndjesë sipërmarrësve që nuk u konsultuan sa duhej për ndryshimet e taksave që u miratuan në fund të dhjetorit. Ndërkaq që vetë bizneset kanë qenë të interesuara nëse do të ketë më vonë ndryshime të nivelit të taksave. Në fund të qershorit qeveria do të ketë gati një paketë fiskale. Ajo do të sjellë heqjen e referencave doganore, zhdukjen e penaliteteve për bizneset që deklarojnë gabim xhiron dhe ngritjen e një sistemi online për ankesat te drejtoria e tatimeve, ku dhe vendimet që administrata merr për to të jenë publike në mënyrë që të  mos ketë më arbitraritet. Nga ana tjetër bizneset u shprehën se kanë probleme me ligjet tatimore të cilat në shumë raste krijojnë përplasje, ndërkohë që i kërkuan ministrit që të luftojë informalitetin në ekonomi, pasi nuk mund të paguajnë bizneset e ndershme për ndërmarrjet të cilat vjedhin ekonominë.