Protesta për lumin Radika - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projekti për devijimin e lumit Radika nga pala maqedonase ka ngritur në protestë shoqërinë civile në Tirane dhe qytetaret e Peshkopisë. Paraditen e sotme në orën 11.00 ambientalistë, inxhinierë, politikanë e qytetarë janë tubuar para Kryeministrisë duke kërkuar një reagim të fortë kundër devijimit të lumit Radika dhe të njëjtat kërkesa janë artikuluar edhe nga qytetaret e Peshkopisë së bashku me shqiptarët e Dibrës së Madhe të cilët janë mbështetur edhe nga drejtuesit lokale. Prej javësh qytetaret e Dibrës së Madhe dhe të Peshkopisë kane protestuar kundër projektit maqedonas për devijimin e lumit Radika duke kërkuar edhe reagimin e Tiranës zyrtare. Burime pranë qeverisë shqiptare bëjnë të ditur se ende nuk ka asnjë propozim konkret nga pala maqedonase për çështjen e Radikes. Dhe vetëm pasi Shkupi të bëje propozimin zyrtar, qeveria do të ngrejë një grup ekspertësh që do të bëjnë vlerësimin e projektit. Por sipas qeverisë shqiptare mes Shkupit dhe Tiranës ekzistojnë disa marrëveshje që nga koha e ish-Jugosllavisë që rregullojnë menaxhimin e ujërave te ëmbla ndërshtetërore si dhe marrëveshje specifike për basenin e Drinit që janë detyruese për palën maqedonase.