https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse doni të realizoni ëndrrën tuaj për të botuar një libër apo publikuar muzikë tani e bëni vetëm me një klik! Dhe pa shpenzuar para! Portali i njohur "amazon.com" ua ofron këtë mundësi dhe togfjalëshi "Botuesi i vetes" merr kuptim. Gazetari dhe pedagogu Zylyftar Bregu, ka vendosur ta provojë këtë formë të re për kamerën e Vizion Plus. Ai do të hedhë në "amazon.com", pra në internet, librin e tij studimor "Raportim nga Burgu" , të cilin e ka publikuar ne variantin e tij tradicional, letër, disa muaj më parë. Por si funksionon ky publikim i cili mund të shkarkohet më pas për Kindle, pra për librin elektronik?! Pasi krijon një adrese personale në portal, nis procedurën duke ndjekur një sërë hapash; Titulli, informacion mbi librin, ngarkimin e të gjithë materialit, konfirmimin e të drejtës ose jo të autorit dhe mbi të gjitha vendosjen e një çmimi, prej të cilit Amazon në fakt merr 65 perqind të vlerës. "Raportim nga Burgu" kushton 10 dollarë dhe me një kartë krediti ne vendosëm ta blejmë menjëherë! Libri në variantin e tij elektronik tashmë është gati për t'u shfletuar si në Ebook por edhe në Ipad, ku mund të bëhen veprime klasike si nënvizimi me laps. Paralel me ketë realitet të ri elektronik është edhe ai i formës tradicionale të botimit të librit. Por a rrezikon kështu modernia- traditën? Për Arlinda Dudajn aspak, përkundrazi tashme talentet mund të zbulohen me lehtë