http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prindërit dhe mësuesit i qortojnë fëmijët për përtypjen e çamçakizit dhe ky reagim konsiderohet edhe si i dale mode. Por n.q.s keni dhimbje koke, duhet patjetër të hiqni dorë nga ky zakon. Sugjerimi vjen pas një studimi të kryer nga Universiteti "Tel Aviv" në Izrael, pjesë e të cilit kanë qënë 30 persona që vuanin nga dhimbja e kokës, si edhe përtypnin çamçakiz të paktën një orë në ditë. Pasi kane shmangur çamçakizin,19 prej tyre nuk kanë pasur asnjë shqetësim, ndërsa 7 të tjerë janë përmirësuar dukshëm. Doktorët kane shpjeguar, se kjo mund të ndodhë për dy arsye. E para është aspartama, sheqeri diabetik që gjendet në shumë lloje të çamçakizave, dhe e dyta, lëvizja e shpejtë e nofullës që shkakton stres. Dhimbja e kokës është një ndër çrregullimet e sistemit nervor më e përhapur në botë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 47% e popullsisë mbi 18 vjeç në botë, vuajnë të paktën një herë në vit nga ky çrregullim. Dhe ndoshta ende pa shpenzuar për të blere ilaçet e shtrenjta, shumë prej tyre duhet t'i bashkëngjisin dietës të pasur me ujë dhe proteina, refuzimin e një çamçakëzi.