http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vjedhja e rrjetave mbrojtëse dhe mungesa e mbikalimeve në autostradën Kukës-Morinë vazhdon të mbetet problem dhe burim aksidentesh si për jetën e shofereve ashtu edhe për banoret e Kukësit. Persona të paidentifikuar kane dëmtuar dhe vjedhur rrjetat që shërbejnë si mbrojtëse për mosrënien e gurëve në rrugë. Sipas banoreve të Kukësit pa këto rrjeta mbrojtëse, gurët e hedhur edhe prej fëmijëve, përfundojnë në rrugë, duke rrezikuar të kthehen në burim aksidentesh për shoferet.Shqetësim tjetër për këtë zonë është edhe mungesa e mbikalimeve. Banoret e Kukësit detyrohen të kapërcejnë apo të udhëtojnë përgjatë rrugës për të gjetur një shteg, për të kaluar nga njëra ane në tjetrën. Të ndodhur në një situatë shqetësuese përsa i përket sigurisë së fëmijëve të tyre, banorët e Kukësit kërkojnë nga shteti të marrë masa duke rivendosur rrjetat mbrojtëse dhe të sigurojë ruajtjen e tyre nga të papërgjegjshmit që i dëmtojnë.