Cilësia e karburanteve, pro dhe kundër markimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në asnjë moment gjatë dy dekadave të fundit konsumatorët shqiptarë nuk kanë qenë të sigurt për cilësinë e karburanteve që kanë përdorur. Madje nga viti në vit rastet e raportuara të abuzimeve me naftën dhe benzinën kanë njohur rritje. Vetë bilanci i 2013-ës së Inspektoratit Qendror Teknik tregon qindra raste shkeljesh në këtë fushë. Pavarësisht kësaj, ky problem ende nuk po merr zgjidhje. Eksperti i hidrokarbureve, Vladmir Puka, propozon dy nisma te forta: ngritjen e një agjencie për te markuar dhe shënjuar cilësinë karburanteve, si dhe rritjen e kontrollit në terren."Kemi shumë pika pakice, duhet që të vendosim kushte për hapjen e tyre nuk është i mundur monitorimi i plotë i tyre. Vendet e Evropës Lindore e kanë zgjidhur me markimin që bëhet në import, të paktën nafta që vjen që andej të jetë e sigurtë..."Por, Shoqata e Hidrokarbureve nuk është dakord me markimin: drejtues të saj kërkojnë nga shteti të luftojë më parë plotësisht, tregun informal. Viktor Nushi thekson se bizneset e mëdha të naftës janë të interesuara që të marrë fund opinioni negativ që ekziston në tregun ku ata operojnë.Shumë vende të Evropës Lindore e kanë zgjidhur çështjen e cilësisë së karburanteve duke pajtuar kompani, të cilat bëjnë ngjyrosjen e lëndës hidrokarbure, dhe sipas llojit të ngjyrës tregohet niveli i cilësisë. Rasti më i afërt është ai i Hungarisë, që e zgjidhi këtë problem përmes markimit të kësaj lënde. Edhe pse Shqipëria e praktikoi për 6 muaj këtë rrugë, gjykata kushtetuese e hodhi poshtë kontratën me kompaninë global fluid për shkak të situatës monopol në treg. Kryefjala e çdo qeverie deri tani ka qenë cilësia e naftës. Por qytetarët shqiptarë ende nuk dinë se me çfarë cilësie po furnizojnë makinën e tyre dhe akoma nuk është gjetur mekanizmi për të luftuar këtë fenomen.

Free Traffic Exchange