Durrës, ngrihet task forcë për debitorët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo vit shteti shqiptar humbet 150 milionë dollarë nga energjia e papaguar prej konsumatorëve, ndërkohë që energjia e faturuar dhe e papaguar në Durrës në vite është 100 milionë dollarë. Shifrat alarmante u dhanë nga ministri i energjetikës, Damian Gjiknuri në një takim të njësisë operative në Durrës për problemin e energjisë elektrike.Zv/kryeministri, Niko Peleshi, duke iu referuar shifrave që janë paraqitur nga drejtues të CEZ-it lokal tha se dëmi është mjaft i madh dhe kuptohet fare mirë se çfarë kemi humbur të gjithë ne, pasi këto detyrime kolosale mund të ishin kthyer në investime të domosdoshme për zonën. Peleshi theksoi se kjo task forcë duhet patjetër të lërë gjurmë në punën e saj dhe të thyhet përfundimisht mentaliteti se energjia është e shtetit dhe nuk e paguajmë.Task forca e ngritur në rang prefekture ka mandat një-vjeçar dhe në përbërje të saj janë drejtues të bashkive, komunave, policisë, prokurorisë etj. Nga raportimet e bëra nga drejtues të CEZ-it në Durrës 46 për qind e energjisë humbet ose vidhet, ndërsa katër agjencitë së bashku të Durrësit, Krujës, Kavajës dhe Shijakut kanë në total 18.4 miliardë lekë të paarkëtuara nga debitorë familjarë, të biznesit dhe shtetërorë.

Free Traffic Exchange