Prishet serish skaneri në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Funksionimi rregullisht i skanerit në spitalin e Durrësit është kthyer tashmë në një legjendë, ashtu sikurse ndërtimi i murit të Kalasë së Rozafës. Dhjetëra kërkesa nga qytetarë të ndryshëm që kanë bërë planifikime për të kryer shërbimin e skanerit, do të duhet të presin deri në riparimin e defektit. Sipas burimeve nga reparti i Imazherisë në spitalin e Durrësit, defekti është shkaktuar në kartën grafike të kompjuterit, që është lidhur me aparaturën e skanerit.Riparimi i këtij defekti konsiston në vendosjen e një karte të re grafike, çmimi i së cilës shkon nga 100 deri në 1000 euro. Skaneri i spitalit të Durrësit është i markës "Filips" dhe ka ardhur i ri në këtë spital para dy vitesh. Vlera i tij në tregun aktual llogaritet në rreth 300 mijë euro. Nga ana tjetër, defektet e shpeshta të skanerit në këtë spital, kanë krijuar mjaft problem për pacientët, ndërsa procedurat që janë në fuqi për mënyrën se si veprohet për riparimin e defekteve, bëjnë që të kalojë shumë kohë deri në rivënien e tij në punë. Nevoja e skanerit është emergjente, sidomos për repartin e urgjencës dhe kirurgjisë, për personat që pësojnë aksidente të llojeve të ndryshme. Dy muaj më parë, Vizion Plus solli historinë e Krenar Nanushit, një të riu nga qyteti i Durrësit, i cili pasi kaloi në gjendje kome, si pasojë e një aksidenti, vdiq në këtë spital, në pamundësi që të ekzaminohej nëpërmjet skanerit apo rezonancës magnetike, aparatura që nuk funksiononin në këtë spital.

Free Traffic Exchange