Nafta, mashtrimi me cilësinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damin Gjiknuri ka zbuluar skemën se si konsumatori shqiptar mashtrohet me cilësinë e karburantit që shitet në treg. Kompanitë koncesionare që merren me nxjerrjen e naftës importojnë karburant për nevojat teknologjike, që janë për kërkim apo shpim pusi etj, e cila nuk është në standardet për përdorim automjetesh. Sipas ministrit, një pjese e saj që importohej pa akcizë në bashkëpunim edhe me kompanitë tregtuese, shitej në treg duke bërë që cilësia e saj të ishte jashtë standardit, Gjate analizës së punës me Inspektoratin Qendror Teknik, ministri u ndal edhe tek cilësia e vajrave lubrifikant. Një ditë më parë ky inspektorit ka bllokuar një impiant riciklimi në Vrion të Sarandës. Tregu i Hidrokarbureve mbetet me një evazion të lartë, duke ndikuar negativisht në buxhet, por duke dëmtuar edhe konsumatorët me cilësinë e naftës. Shmangia e këtij fenomeni më shumë se sa ndryshime ligjore ka nevojë për një vullnet institucional për të publikuar emrat e kompanive që abuzojnë. Që në verë të vitit 2013, prej kohesh organi i akuzës ka nisur hetimet lidhur me cilësinë dhe peshën e karburantit që tregtohet. Por ende sot nuk kemi një përfundim të këtij hetimi, ndërsa institucionet nuk publikojnë asnjë emër të kompanive abuzuese. Konkluzioni: Qytetarët vijojnë të blejnë naftë jashtë standardi.

Free Traffic Exchange