Paditë e CEZ-it në Gjykatë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2013-ta si vitit elektoral qe i dha kudo efektet është ndjere dhe te kërkesa e llogarisë së shtetit për shlyerjen e faturave të energjisë. Shembulli konkret gjendet në Gjykatë. Që prej vitit 2011 faturat e energjisë janë titull ekzekutiv që do të thotë që në rast mos pagese subjekti ka të drejtë t'i drejtohet Gjykatës. Por ky ligji i cili synonte mbledhjen e detyrimeve që kanë qytetaret, bizneset, apo edhe ndërmarrjet shtetërore nuk po gjen zbatim. Gjate një vëzhgimi të faqen zyrtare të Gjykatës së Shkallës së Parë të kryeqytetit që është edhe Gjykata me e madhe në vend, kërkesat e kompanisë CEZ për të nxjerrë urdhra ekzekutimi për debitorët në vitin 2013, janë vetëm 6. Në 21 janar të këtij viti kompania CEZ u rikthye në administrim shtetëror. Por nëse këto shifra i krahasojmë me një vit më parë, pra me 2012-ën kur kompania menaxhohej nga çeket diferenca është e dukshme. Në këtë periudhe Gjykata e Tiranës ka nxjerre rreth 3700 urdhra ekzekutimi për debitorët, të cilat sipas kreu të Dhomës së Përmbarimit Privat Petrit Qari janë ekzekutuar në 90% të rasteve. Sipas Qarrit kjo është edhe mënyra më e mirë që kompanitë të mbledhin borxhet, nga institucionet qofshin këto edhe shtetërore. Pak ditë më parë qeveria miratoi ngritjen e një task force që do t'i shtrijë efektet në të gjithë vendin për të mbledhur faturat e papaguara të energjisë. Pritet të shihet nëse kjo nismë do të shoqërohet dhe me rrugën ligjore nëpërmjet Gjykatës.

Free Traffic Exchange