http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Enti Rregullator ka rikthyer faturat aforfe të energjisë elektrike, të cilat nga viti 2010 nuk aplikoheshin më. Sipas këtij vendimi, është përcaktuar që një familje ne Tirane qytet do të paguajë 600 KW në dimër, ose rreth 7600 lekë në muaj, ndërsa një familje në fshat llogaritet të konsumojë 400 KW dhe do të paguajë 4300 lekë në muaj, por kjo sasi energjie është percaktuar e ndryshme per rrethet e tjera ku minimalja nis me 250 KW deri në 500 KW në muaj. Ndërsa për periudhën e verës shifrat janë më të ulëta. Ky vendim hyn në fuqi nga janari i këtij viti. Vendimi bëhet publik nga ministri Damian Gjiknuri i cili në një intervistë për Vizion Plus pohon se kjo masë vjen si detyrim, pasi janë me mijëra matësat elektrikë në të cilët familjaret kanë ndërhyrë duke vjedhur energjinë elektrike. Nisur nga emergjenca në të cilën ndodhet sistemi energjetik, taskë forca e ngritur për këtë qellim ka evidentuar zonat me problematike për të ndërhyrë. Fillimisht do të kontrollohen zonat industriale ku vjedhja është edhe më e madhe. Por sistemi energjetik vuan nga një spirale borxhesh ku nje ndër borxhlinjtë më të keq është vetë shteti. Në se ka një emergjence kombëtare, ajo është në sektorin e energjisë ku humbjet, arkëtimet dhe vjedhjet bëjnë që shteti të humbëse çdo vit rreth 140 milionë euro. Ndaj përmirësimi i këtyre treguesve është një nga sfidat që mbete për t'u parë se si do ta zgjidhë qeveria.