Ka vijuar për të tretën ditë aksioni për rrëzimin e ndërtimeve abuzive në plazhin e Dhërmiut. Mëngjesin e të enjtes dy mjete të rënda, mbështetur nga policia kanë shembur një godinë tre katëshe e ndërtuar në afërsi të përroit të fshatit pranë plazhit.