http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Niveli i lartë i korrupsionit në sistemin e drejtësisë vjen për shkak se ai nuk ka pavarësi nga politika. Ky është konkluzioni i komisionerit për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës Nils Mui?nieks. Në raportin e përpiluar pas vizitës katër ditore në Shqipëri, thuhet se me depolitizim kupton mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesit të Gjykatës së Lartë: "Anëtarët e këtij këshilli duhet të votohen me shumicë të cilësuar në parlament dhe duhet të ushtrojnë një ndikim më vendimtar në emërimin, promovimin dhe procedimin disiplinor të gjyqtarëve, duke përfshirë edhe ata të Gjykatës së Lartë. Çdo ndërhyrje politike e pavend në funksionimin e gjyqësorit duhet të shmanget. Kjo nënkupton edhe heqjen e përfshirjes së Ministrit të Drejtësisë në procedimet disiplinore të gjyqtarëve." Komisioneri rekomandon hetimin dhe dënimin e zyrtareve në të gjitha nivelet, ndërsa thekson nevojën për hetimin e procesit të "21 Janarit"."Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për t'u siguruar që të gjitha rastet e korrupsionit në gjyqësor të hetohen në mënyrë efektive dhe të ndiqen penalisht. Jam shumë i shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve të keqtrajtimit të regjistruara, duke përfshirë torturën. Është e nevojshme që të gjitha këto raste, së bashku me aktet e raportuara të paligjshme të kryera nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit gjatë dhe pas ngjarjet e 21 janarit 2011, të hetohen urgjentisht me qëllim nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë. Që procesi të jetë i besueshëm dhe të ndihmojë në restaurimin e besimit të publikut ndaj shtetit dhe institucioneve të tij, është e rëndësishme të vendosen dënime të përshtatshme parandaluese për çdo zyrtar të zbatimit të ligjit të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut".