Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare, NSA, ka përgjuar edhe kompjutera personalë. Në gati 100 mijë të tillë anembanë botës mendohet të jenë vendosur programe të qëllimshme përgjimi, të cilat i kanë lejuar administratës amerikane mbikëqyrjen e tyre, si dhe krijimin e një të "autostrade dixhitale" për të ndërmarrë sulme kibernetike.