http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Industrisë, Damian Gjiknuri, paralajmëroi se nuk do të miratohen planet e biznesit për kompanitë koncesinare të naftës, të cilat kanë si qëllim rritjen artificiale të shpenzimeve për të shmangur taksat. Gjate analizës vjetore të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ministri tha se është në fazën përfundimtare rregullorja e cila do të përcaktojë qartë, se cilat do të jenë shpenzimet e zdritshme për kompanitë. Kjo nisëm ka si qëllim mbrojtjen e pasurië kombëtare siç është nafta, nga e cila shteti prej 10 vitesh nuk po merr taksat që i takojnë, pasi kompanitë deklarohen me humbje. Prodhimi vendas i naftës ka pësuar rritje nga viti në vit. Shifrat më të fundit si 8 mujori për vitin 2013, tregojnë se sasia e naftës e eksportuar arrin në 1.6 milion ton, ku peshën më të madhe në këtë shifër e mban kompania kanadeze "Bankers Petrolium". Me këto shifra, kjo kompani si dhe të tjerat në ketë treg deklarohen me humbje. Por dyshimet se në tregun vendas është hedhur naftë nga kompanitë koncesionare, duke ndikuar negativisht në buxhetin e shtetit, janë faktuar edhe nga ministri Damian Gjiknuri. Eksportet e naftës shqiptare janë 2.4 herë më të larta se sasia e karburanteve që Shqipëria importon për konsum. Nëse tregu vendas do të monitorohej siç duhej dhe rafineria përpunuese do të vihej në punë, atëherë shqiptaret nuk do të paguanin këtë çmim të shtrenjtë për karburantin.