http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pamje të tilla janë bërë të zakonshme për Korçën në dy javët e para të këtij viti. Mjegulla e dendur mbulon gjatë gjithë ditës qytetin dhe zonat përreth, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave dhe njerëzve, edhe probleme serioze për shëndetin e qytetarëve. Personat më problematikë për këtë klimë janë të sëmurët kronikë me rrugët e frymëmarrjes dhe ata alergjikë, fluksi i të cilëve në spitalin e qytetit është rritur ndjeshëm gjatë këtyre ditëve. Mjeku specialist, Sokol Agolli, thotë se kjo situatë vjen për shkak të mjegullës ndërsa jep këshillat e duhura për këta të sëmurë. Korça dhe zona përreth është përfshirë prej ditësh nga një mjegull e dendur, e cila ka shtuar edhe gatishmërinë e policisë rrugore për të shmangur rastet e aksidenteve në rrugë, të cilat gjithsesi nuk kanë munguar pikërisht për shkak të mjegullës.