Kostot & cilësia e filmit shqiptar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çfarë shije ju kanë lënë filmat shqiptare të këtyre 20 viteve të fundit?! Kjo pyetje e cila vlen për të gjithë ne si një publik i thjeshtë apo adhurues i kinemasë, nuk ka marrë në fakt përgjigje nga ata që bëjnë filma në vend. Të thirrur në një tryeze debat nga ministra e Kulturës, kineastë, producentë apo studente të filmit e përqendruan diskutimin vetëm tek mungesa e vijueshme e fondeve dhe nevoja për ndryshimin e ligjit të kinemasë, duke mos cekur në asnjë moment cilësinë e produktit që ne shqiptarët shohim në ekranin e madh. Me argumentin se filmi është një art i kushtueshëm, kineastët deklaruan gjithashtu se bordet që miratojnë projektet mbi filmat, bëjnë një punë klienteliste prej vitesh. Por, përtej debateve specifike dhe faktit se Qendra Kombëtare e Filmit do ta këtë buxhetin vetëm 500 mijë euro ketë vit, ajo çka mbetet është polemika e vazhdueshme e skenarëve të dobëta që ofron kinemaje vendase.

Free Traffic Exchange