Zyra e re dhe vendet e lira të punës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse je një i papunë mund të shfrytëzosh një nga 2180 vendet e lira të punës, që disponon zyra e re e shërbimit kombëtar të punësimit. Të rinjtë mund të kërkojnë përmes internetit, ndërsa për ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë është këndi i njoftimeve të kësaj zyre. Në kënd janë afishuar vendet e lira të punës në telefoni, infermieri apo rrobaqepësi. Zyra është hapur në rrugën e Kavajës dhe ka tërhequr dhjetëra të papune të bëjnë intervistat e para. Ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, deklaroi se ka nisur puna për regjistrimin e vendeve të punës nëpër bizneset e 65 qyteteve të vendit. Mekanizmi për të tërhequr sipërmarrësit do të jetë i tillë. I ftuar në inaugurimin e zyrës se re, kryeministri Edi Rama përmes një krahasimi me një debat televiziv në Francë, ka dhëne këtë mesazh për rivalët politikë. Gjatë takimit, 12 ish-punonjës të zyrës së punës kanë protestuar për heqjen nga puna. Sipas ministrit Veliaj, kjo zyre është vendi që u gjen punë të papunëve dhe jo vendstrehimi për militantët partiakë.

Free Traffic Exchange