Fier, gati aparaturat e për matjen e lëkundjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aparatet sizmografë për matjen e lëkundjeve të tokës nga aktiviteti i kompanisë "Bankers" në zonën naftëmbajtëse Zharrëz-Marinëzës në Fier do të vendosen brenda datës 23 janar. Përfaqësuesi i komunitetit dhe zëdhënësi i grevës së urisë së banorëve të Zharrëz-Marinëzës, Alëksandër Semanjaku, shpjegon procedurat e ndjekura për këtë qëllim nga komisioni i ngritur nga qeveria , komuniteti i zonës si dhe përfaqësues të firmës kanadeze. Por ai shton se nuk janë plotësuar të gjitha pikat e marrëveshjes së arritur pak javë më parë pas mbylljes së grevës së urisë së banorëve të zonës. Ndërsa Prefekti i Fierit, Xhevit Bushaj, thotë se po dialogohet intensivisht për zbatimin e marrëveshjes së arritur mes palëve, qeveri--komunitet. Sipas tij, nuk do të tolerohet asnjë pikë e marrëveshjes dhe se procesi i hetimit të lëkundjeve do të kontrollohet nga specialist. Aparaturat për të matur lëkundjet do të vendosen në 5 pika, ndërsa dy prej tyre do të jenë të lëvizshme, pikërisht në Marinëz dhe në Kallm. Vendosja e aparaturave për matjen e lëkundjeve në këtë zonë erdhi në përfundim të një greve urie të banorëve të Zharrëz-Marinëzës të cilët prej 3 vitesh ankohen se shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga aktiviteti i kompanisë "Bankers Petroleum". Pika të tjera të marrëveshjes pas grevës së urisë janë edhe rehabilitimi i zonës, investimi i kompanisë në rrugët e zonës, si dhe përmirësimi i parametrave mjedisore në zonë.

Free Traffic Exchange