Lezhë, grabitje me maska në pallat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre banesa në lagjen "Besëlidhja" në Lezhë janë grabitur në orët e para të ditës, ndërsa hajdutët e armatosur dhe me maska kanë terrorizuar dhe dhunuar banorët e tyre. Shtëpitë e vjedhura janë të gjitha në katin e tretë. Në njërën prej tyre nuk banonte njeri, ndërsa në dy të tjerat në banesa nuk ndodheshin kryefamiljarët, por vetëm gratë. Mësohet se grabitësit kanë hyrë fillimisht nga shtëpia e boshatisur dhe prej saj kanë dalë me anë të ballkoneve në dy banesat ngjitur me të. Sipas policisë, grabitësit të cilët kanë hyrë natën në këto banesa dhe kanë marrë prej andej një shumë prej 60 mijë lekësh si dhe disa bizhuteri. Njëra prej banoreve të dëmtuara nga kjo ngjarje tregon për momentet e grabitjes. Zëdhënësi i Policisë së Lezhës Fatos Cera, i kontaktuar nga Vizion Plus, tha se për këtë ngjarje janë shoqëruar dhjetëra persona. Sipas të dhënave paraprake, uniformat blu dyshojnë se në mesin e të shoqëruarve gjenden autorët e kësaj grabitjeje ndërsa hetimet janë përqendruar për mundësinë e koordinimit të vjedhjes në grup. Statistikat e policisë së Lezhës tregojnë se vepra penale e vjedhjes mbetet më e konsumuara, ku krahas të rinjve, ka edhe mjaft të moshuar që kryejnë këtë krim. Vjedhjet më të shumta janë në banesa dhe gjënë e gjallë, ku krahas qytetit pika të nxehta të vjedhjeve janë edhe zona përreth si Ishull Lezha, Ishull Shëngjini, Torovica, Ballderi dhe Barbulloja.

Free Traffic Exchange