Një mjeshtër 84-vjeçar, gdhend në dru - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Irakli Vide, 84-vjeçari i cili i detyruar nga mosha la një pasion të tij, për të gjetur një tjetër. Ish-mësuesi ka sjelle edhe njëherë në jetë duke punuar me dru, mbi 100 sende të traditës, të cilat nga të rinjtë e sotëm ndoshta edhe nuk njihen. Tashmë shtëpia e tij thuajse është kthyer në një galeri arti e cila përcjell të gjithë traditën zakonore të Myzeqesë, vendit ku ai ka kaluar jetën. Për t'i gdhendur këto objekte ka krijuar mbrapa banesës së tij një dhomë ku ruan me kujdes veglat e punës. Duart e pensionistit, kanë gdhendur deri në detaj karroca me buaj, tezgjahë të thurjes së velenxave dhe shtrojeve, orendi shtëpiake, si dhe një kasolle të kahershme të Myzeqesë. Por të preferuarat e tij, janë disa artikuj e klasa mësimore në miniature. Edhe bashkëshortja Viktoria, thotë se shtëpia i duket si një muze i gjallë. Shtëpia e çiftit të moshuar nuk është gjithmonë e hapur për vizitore, por një pjesë të mirë të punimeve të tij, mësues Irakliu ia ka dhuruar muzeut të rrethit.