http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një grup qytetarësh korçarë, pronarë të një sipërfaqe të madhe në kodrat mbi qytet kanë reaguar në mjediset e bashkisë ndaj miratimit të planit rregullues të këtij qytet në Këshillin Bashkiak. Sipas tyre, ky plan që pritet të kalojë për miratim në Këshillin e rregullimit të Territorit të Republikës përjashton kodrat si zonë ndërtimesh duke shkelur një marrëveshje me ish kryebashkiakun si dhe me studion ligjore që është marrë me planin rregullues të qytetit. Krejt ndryshe është shprehur kryebashkiaku Sotiraq Filo, i cili tha se nuk ka asnjë marrëveshje mes pronareve të kodrave përreth qytetit dhe Bashkisë për këtë qëllim. Por Filo ka lënë të kuptohet se në një kohë tjetër për zona të veçanta në këto sipërfaqe nuk përjashtohet mundësia e ndërtimeve të vogla, të cilat më tepër do të jene ndërtime turistike sesa ndërtime masive. Mirëpo pronarët e tokave në kodrat mbi qytet thonë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për të detyruar kështu prefektin të kthejë edhe një herë në këshillin bashkiak për miratim planin rregullues. Në të kundërt, ata thonë se nëse bashkia kërkon ta lërë të gjithë zonë të gjelbër, ajo duhet të bëjë kompensimin e tyre.