http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu demokrat Lulzim Basha ka vijuar turin e tij në Vlorë në kuadër të 23-vjetorit të krijimit të partisë Demokratike. I shoqëruar nga deputetë dhe drejtues demokratë te qytetit bregdetar, kryetari i PD-së ka sulmuar aleancën qeverisës PS-LSI për premtime te pambajtura dhe politika ndëshkuese ndaj popullit dhe biznesit. Nga Vlora, kreu demokrat akuzoi qeverinë e majtë si përgjegjëse për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Sipas Bashës, Rama po dështon në luftën ndaj krimit, ndërsa administrata është zëvendësuar me militantë.