Prizren, nënshkruhen marrëveshjet Shqipëri-Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarëve u janë dashur 135 vjet që të bashkohen serish në qytetin e Prizrenit. Në një realitet të ri politik me Kosovën e pavarur dhe Shqipërinë anëtare të NATO-s, Prizreni është bërë serish kryeqendra e shqiptareve. Në orën 11:00, dy qeveritë shqiptare janë ulur së bashku për të çelur një rrugë të re bashkëpunimi. Por të dy liderët shqiptare janë kujdesur të mos përdorin tone nacionaliste dhe të theksojnë, se kufijtë nuk ndryshojnë.Pas mbledhjes së qeverisë dy kryeministrat, së bashku me ministrat, janë zhvendosur tek shtëpia ku u mbajt Lidhja e Prizrenit. Në oborrin e shtëpisë simbol, dy qeveritë kanë firmosur dy marrëveshje dhe dokumentin e bashkëpunimit strategjik. Të dy kryeministrat i kanë kushtuar vëmendje të veçante Preshevës, duke theksuar se do të mbrojnë të drejtat e shqiptarëve kudo në botë. Mbledhja e radhës e dy qeverive do të zhvillohet në Vlorë, një tjetër qytet simbol i historisë së shqiptarëve.

Free Traffic Exchange